Vllaznia do luajë sot përballë Pogradecit në orën 13:30 , në stadiumin “Loro Boriçi”. Takim i vlefshëm për turin e dytë të kupës së Shqipërisë.

Shkodranët kanë fituar në ndeshjen e parë në shifrat 0-2 dhe kjo ndaj liqenorëve duket si një përballje formale, megjithate do te jete fusha e lojes qe do ta percaktoje kete gje.

Brdariç dhe stafi i tij duket se do japin hapësirë për disa nga lojtarët e stolit dhe të rinjtë. Kështu në portë pritet Qarri. Mbrojtja mes eksperiencës dhe të rinjve. Ku priten titullarë Gurishta, Adili, Paloka dhe Smajli.

Në mesfushë treshja Krymi, Heric dhe Mustedanegic. E ndërsa sulmi me Hoxhajn, Aralica dhe Latifi. Duket se trajneri kroato gjerman do të mbajë në ritëm edhe disa nga titulllarët që të jenë gati për kampionat. Por të japë mundësinë të rinjve të tregojnë vlerat e tyre.
Endri ÇINARI