Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka shpërthyer në kritika pas ndeshjes së Kupës ku skuadra e tij u eliminua nga Dinamo. Ai nuk e kishte me lojtarët, por me ata të cilët sipas tij kishin akuzuar se ndeshjet ishin të shitura.

“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çcunat për arsye se kishin premtuar që do të bënin ndeshje të mirë e do bënin kthesë, që është diskutuar që në ditën e parë kur humbëm ndeshjen.

Na vjen keq por i falënderoj për sakrificën edhe tifozët edhe pse një pjesë e mirë flisnin që ndeshja është e lënme e kjo bëri që të mos kishte shumë në stadium.

Këto për mua janë minj kanalesh, i pari nga këto është Gëzim Sinemati. T’ia thonë atij, janë minj kanalesh që ndyjnë futbollin me atë që dalin e thonë në intervista e opinione. Kur japin opinione të jenë të kujdesshëm, ata dëmtojnë futbollin shqiptar.

Bakaj është një djalë shumë i mirë, ka treguar që di të vazhdojë futbollin. Unë e përgëzoj për atë çfarë bëri dhe këtë duhet ta ketë parasysh Dinamo se ai është portieri që i shpëtoi nga kategoria dhe i ngjiti.

Ne vazhdojmë të ecim e vazhdojmë kampionatin. Më vjen keq që çunat janë lodhur 120 minuta, fati nuk ishte me ne, i uroj suksese Dinamon, të ece para”, tha Halili para gazetarëve.