Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë. Dje ndaj Dinamos, të besuarit e durrsakut e dërguan ndeshjen me penallti, teksa në dy takimet e Kupës ndaj Bluve shifrat u sigluan në 2-2.

Nga “ruleta ruse” fati ishte për Dinamon, që gjen përballë Partizanin në çerekfinale. Për trajneri e Tiranës, sfida mund të ishte mbyllur për të tijtë pa shkuar te panalltitë, pasi shanset ishin. Për moderatoren Enxhi Biba, trajneri tregoi edhe rikthimin në grup të Gyamfi, që mungonte prej disa muajsh. Në fund edhe një mendim për merkaton dhe thashethemet për aleanca.

“Është një humbje që na lë të mërzitur sepse nuk ka humbje të mira. Dua të komplimetoj skuadrën se në tre ndeshje kemi bërë keq vetëm 45 minuta. Ishim dominant, kishim mundësi ta mbyllnim pa shkuar në shtesa.

Kur gjuhen nga 9 penallti, ndodh edhe kështu. Penalltitë? Karriera e gjatë të jep kënaqësi që të përjetosh këtë emocion, më shumë kënaqësi është në fushë se në pankinë. Fatin te penalltitë ose e ke ose s’e ke. Me atë që prodhuam dhe dhamë, skuadra meriton komplimete. Më shumë emocione kur isha në fushë se tani.

Forma e eleminimit? Për atë që dhamë, për djersën dhe mundin duhet të kalonim. Jemi të lodhur nga muskujt por jemi të fortë në anën psikologjike sepse e dime se çfarë bëmë. Zërat për aleancë? Edhe bishtit i vihet bisht në Shqipëri. Kam 22 lojtarë, kam familjen dhe nuk kam kohë për këto bishta që dalin.

Deklarata e Halilit? Nuk është gjë e mirë të përgojohesh. Partizani? Ne kemi vazhdimësi të mirë, pastaj se çfarë bëjnë kundërshtarët është puna e tyre. Nuk duhet të iknim dje nga Kupa.

Kemi tre ditë kohë për sfidën me Kukësin, të fokusohemi në gjendjen fizike pasi në aspektin mental jemi të fortë. Sfida në Shkodër? Kukësi ka 3-4 vite që nuk luan në fushën e tyre. Më vjen mirë që luhet në një stadium komod. Dua që tifozët e Shkodrës të vijnë sepse janë realë dhe bëhen me skuadrën më të mirë.

Titulli? Nuk e kemi kusht, jemi ndërtuar si skuadër këtë vit. Kemi të gjithë komponentët për vazhdimësi, kjo na duhet. Ky mentalitet dhe ky rritëm. Merkato? Nuk kemi merkato të bllokuar, drejtuesit kanë treguar se kanë zhbllokuar situata më të vështira. Do duam të përmirësohemi diku, por nëse nuk gjejmë lojtarët e duhur kemi grupin. Sot është bashkuar edhe Gyamfi, presim edhe Danso. Është shpejt për të folur për merkaton”, tha mes të tjerash Shehi./newsport/