Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat pas disa rezultatesh jo të mira të ndeshjeve të fundit. Ardit Hoxhaj arriti që të realizonte dopietë dhe ishte njeriu i ndeshjes, ndërsa goli i Aralicës hapi gjithçka në minutën e 10. Kastrioti shënoi me Ajazin për të ngushtuar shifrat në 3-1, që i shërbejnë vetëm statistikave.

Krutanët e kishin humbur tërësisht shpresën dhe dukeshin të pafuqishëm gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ishin ende të përhumbur pas eliminimit nga Flamurtari në Kupë. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e tretë dhe pret me interes ndeshjen Kukësi-Tirana. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Ndreu: “Kemi lojtarë të rinjë që nuk e dinë ende që ar.ma jonë kryesore është l.ufta. Në momentin që mendojmë se jemi njësoj me rivalin, atëherë dalim si ajo pjesa e parë e mjerueshme.

I lamë hapësira Vllaznisë dhe pastaj e keni parë vetë. I kam thënë lojtarëve që duhet të vlerësojmë topat e thjeshtë, kështu erdhi goli i parë me gabimin e Prodanit. Duhet të kuptojmë se ky është niveli ynë. Na mungon kualiteti për të dërguar topin në rrjetë. Nëse nuk bëjmë ndërhyrje në merkato, jemi të rrezikuar për rënie”.