Shkarkimi i Ole Gunar Solsjkaer bëri shumë bujë nëpër rrjetet sociale. Tekniku u largua për shkak të rezultateve negative në stolin e Manccester Junajtid.

Megjithatë një prapaskenë ka nxjerrë një nga arsyet e largimit të tij nga drejtimi i skuadrës.

Sipas prestigjozes ‘The Sun’ agjenti i Ronaldos, Zhorzhe Mendes luajti një rol mjaft të madh në shkarkimin e Solskjaer. Kristiano Ronaldo u rikthye në Premier Ligë me qëllim që të fitonte trofe, por rezultatet e dobta kanë rrezikuar prishjen e imazhit të portugezit. Kjo ka nervozuar Mendez, i cili do të bisedonte me drejtuesit e klubit për situatën që pas humbjes me Uatford.

Jo vetëm kaq, por agjenti ka propozuar dhe emrin pasardhës për të marrë rolin e trajnerit. Hulian Lopetegui ishte zgjidhja e portugezit.