Kukësi mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Tiranës. Një 3 pikësh me shumë vlera për kukësianët që mposhtën vendin e parë duke i shkaktuar humbjen e parë dhe ngushtuan diferencën. Në një prononcim për “Gol pas Goli”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici u shpreh i kënaqur me këtë 3 pikësh.

Çfarë makine përdorni? “Gjithmonë i kam patur makinat e mira. Është një Benz dhe është pak i përdorur”. Makina është private, nuk është e bashkisë.

Fitorja ndaj Tiranës? “Kur fiton, normal që kënaqesh, por futbolli nuk mbaron këtu. Nesër vazhdon puna pasi vjen ndeshja e radhës. Sot shkoi mirë dhe mundëm skuadrën që është në vendin e parë me meritë e padyshim që jemi të kënaqur”.

I keni shpërndarë përgjegjësitë? “Po, kam 2-3 vite që nuk jam afër skuadrës pasi kam angazhimet e mira. Unë vij shikoj ndeshjen, ndërsa gjatë javës merren personat e tjerë. Pejic, administratori, trajneri që merren me skuadrën. Mendoj se Pejic duhet të jetë më shumë kërkues që gjërat të funksionjnë më mirë. Jemi në rrugën e duhur mendoj”.

Stadiumi? “E kishim planifikuar që të luanim me Tiranën, por specialistët e fushës nuk na lejuan. Kur të na japin ata ok. Pjesa tjetër e stadiumit mbyllet brenda 2 javësh, por për fushë na duhet miratimi i specialistëve. Stadiumi dhe titulli kanë rëndësi për Kukësin, por stadiumi është një gjë e rëndësishme për kukësiat. Fituam titullin pas shumë vitesh, stadiumi nuk ishte bërë asnjërë dhe ky stadium është një vlerë e shtuar për kukësianët falë Qeverisë dhe FSHF-së”.

Djali juaj dhe sfida me presidentin dhe djalin e Halilit? “As djali im as i Refikut nuk janë për këtë punë pasi janë shumë të urtë, të butë e janë me një mentalitet krejt tjetër. Kur je i drejtë në një botë të padrejtë është e vështirë. Tani vendimet me VAR janë më të drejta. I kemi djemtë shumë të mirë si unë dhe Halili e me kulturë. Nuk i kemi agresiv dhe i kemi edukuar ndryshe”.

Politikan apo president? “Mendoja se president futbolli ishte më e vështirë se politikan, por më ka dalë ndryshe”, u shpreh Gjici./newsport/