Dinamo e tij barazoi me Egnatian dhe trajneri Bledi Shkëmbi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Në minutat e para nuk ishim në nivelin tonë, nuk u shfaqëm në fushë siç e kishim përgatitur ndeshjen. Ishim të fjetur dhe shkaktuam atë penallti që ndryshoi rezultatin.

Më pas reaguam patëm mundësitë tona, por nuk u treguam të saktë para porte. Kur të shënosh me çdo kusht do të lësh hapësira prapa dhe kjo ndikoi. Shpërdoruam shumë, kështu edhe sot meritat shkojnë Edvan Bakajn, pasi ishte ai që na shpëtoi.”

“Mungesat janë një faktor. Sidibe na ka prishur shumë punë, megjithatë me atë çfarë shfaqën lojtarët në fushë u përpoqëm të bënim më të mirën. Përsa i përket fazës së parë, nuk mund t’i jap një notë skuadrës. Jemi të pakënaqur me atë çfarë kemi arritur në këto 9 javë”.

“Kemi problem në gjetjen e golit, por këta lojtarë kemi do të përpiqemi të bëjmë më të mirën me këta futbollistë. Deri në janar kemi edhe shumë ndeshje për të zhvilluar, do të përqendrohemi te këto sfida dhe më pas do të mendojmë për merkaton”.