Një nga njerëzit që ka qenë shumë afër Vllaznisë dhe drejtues i saj në vitet e shkuara është edhe Kujtim Shaba. Ish-mbrojtësi në emisionin Star Sport foli së fundmi për Vllazninë dhe kampionatin shqiptar duke dhënë komentet e tij.

Shaba u shpreh duke thënë: “Vllaznia mendoj se u rikthye në rrugën e duhur me fitoren kundër Kastriotit. Nëse mund të kem një kritikë këtë ndeshje, do ishte tërheqja që bëri skuadra kur rezultati shkoi 3-0. Duhet që Vllaznia të tregojë atë futboll që luan fort deri në fund.

Kundër Laçit do jetë një takim i vështirë, por 3 pikët në “Loro Boriçi” duhet të jenë detyrë shtëpie. Mirel Josa i ka dhënë një fytyrë të re laçianëve dhe është një strateg për të nuhatur lojën. Ka shumë intuitë”.

Ndërsa për pjesën e mungesës së VAR në kupë e Shqipërisë dhe mungesës së transmetimit të këtij kompeticioni në televizion, Shaba u përgjigj me ironi: “Të mërkurave janë të zënë njerëzit dhe të shpërndarë në mbarë vendin për futbollin, duket se punojnë “seriozisht”.
Endri ÇINARI