Futbolli i moshave nga viti ne vit po permiresohet si nga menyra e funksionimit, trajnimi e shume gjera te tjera, nderkohe qe gangrene e madhe vijojne te mbeten terrenet sportive. Megjithate ka edhe aspekte te tjera ku gjerat nuk shkojne ashtu si duhet.

Ditet e fundit ne Shkoder eshte bere seleksionimi i futbollisteve sipas grupmoshave per te perzgjedhur me te miret qe do te formojne me pas edhe ekipet kombetare rajonale. Por duket se procesi i seleksionimit ka patur problemet e veta.

Ai qe e ka ngritur zerin ka qene presidenti i FC Basania Ermir Shimaj i cili permes nje postimi ne faqen zyrtare te klubit ka ngritur dyshimet e tij per menyren si jane bere keto seleksionime. Ja çfare shkruan ai:

“Në emisionin sportiv “Sport Arena” të para një jave, emision që drejtohet nga gazetari i mirënjohur Gjergj Kola, emisioni i asaj dite i ishte kushtuar totalisht futbollit të moshave dhe akademive që operojnë në rajonin nr 6 e që përkon me zonen e Shkodres.

Një prej kurioziteteve ishte pse përfaqësuesja rajonale e Shkodres paraqitet dobët në garat ndërmjet rajoneve??!!
Meqë edhe unë (President i Basania FC) isha pjesë e atij paneli të ftuarish po gjej rastin t’i përgjigjem atij kurioziteti të gazetarit.

Dje erdhën përgjigjet e seleksionimeve të Rajonaleve U13 dhe U15 dhe sinqerisht ndjeva zhgënjim!!! Kjo nuk përbën ndonje problem të madh për ne si Akademi, ama është shumë keq për fëmijët që u hahet haku që në fëmijëri dhe keq’edukimi që transmetojmë tek brezat e ardhshëm!!!

Ky është një turp që duhet ta mbajnë drejtuesit, organizatorët dhe autorët e këtyre përzgjedhjeve shumë larg sipas meritave dhe formimit.

Kjo është padrejtësi me qëllim ndaj fëmijëve. Prandaj edhe Rajonalja e Shkodres ka ato paraqitje. Nën emrin tim si President i Basania FC premtoj se nuk do të hesht dhe do e reklamoj gjithçka ka ndodhur.
Basania FC

Sport & Dinjitet