Vllaznia do te kete edhe nje seance te fundit stervitore per te zhvilluar ne pragndeshjen me Laçin, por stafi teknik duket se e ka ndare mendjen per formacionin me te cilin do ta nise nga minuta e pare kete sfide.

Trajneri Brdariç dhe ndihmesit e tij me shume te ngjare nuk do te ndryshojne asgje ne formacionin fitues te javes se kaluar ndaj Kastriotit.

Keshtu ne porte do te jete si gjithnje Zogoviç nderkohe qe katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta ne te djathte, Diagne dhe Adili ne qender si dhe Hakaj ne te majte.

Treshja e mesfushes do te jete e formuar nga Krymi, Jonuzi dhe Mustedanagiç. Ky i fundit dalengadale po fiton besimin e trajnerit dhe pas paraqitjeve te fundit pozitive me ekipin, tashme e sheh veten ne formacion.

Sakaq edhe treshja e sulmit do te jete e njejta, me Ardit Hoxhajn e Latifin nga krahet dhe Aralicen ne maje. Me kete 11-she, Vllaznia do te kerkoje fitoren e dyte rradhazi ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/