Java e fundit e fazës së parë në Abissnet Superiore prodhoi 15 gola. Asnjë skuadër udhëtuese nuk fitoi, teksa triumfi 2-1 e Kukësit ndaj Tiranës – që pësoi humbjen e parë sezonale – e ka bërë kampionatin dhe garën për kreun më interesante.

Perpos fitores se Kukesit, e vetmja fitore tjeter e kesaj jave, ishte ajo e Vllaznise ne shifrat 3-1 ndaj Kastriotit. Ne lidhje me kete ndeshje, shikoni statistikat e saj me poshte:

Vllaznia-Kastrioti 3-1: Tre gola për fitoren e tretë radhazi në kampionat për Vllazninë. Ekipi shkodran e mbajti topin më shumë se krutanët, u shfaq më mirë në gjuajtjet në portë, pasimet e sakta dhe driblimet e tentuara e të realizuara. Baraspeshë në duelet e fituara, teksa ekipi krutan humbi më shumë topa se kuqeblutë e Thomas Brdaric.

Shkodranet e kane mbajtur topin 59 % ne krahasim me 41 % te Kastriotit. ka bere 17 goditje ndaj 5 te kundershtarit, por edhe ne te gjitha aspektet e tjera kuqeblute kane dominuar ndaj krutaneve.