Njeri prej tyre (Ardian Beqiri) do te jete sot ne fushe per te vene drejtesi. Tjetri (Kridens Meta) do te jete ne VAR per te vendosur me me qetesi per rastet e diskutueshme te ndeshjes Vllaznia- Laçi.

Ne fakt duket e pakuptimte qe keto dy arbitra te jene sot ne kete ndeshje. Beqiri vetem dy jave me pare krijoi shume probleme me arbitrimin e tij ne ndeshjen e femrave Apolonia- Vllaznia, gjithmone ne dem te ekipit shkodran. Dhe shumekush mendon se e ka bere me dashje nje gje te tille.

Mjafton te shikoni rastet e diskutueshme qe i keni me poshte dhe do ta kuptoni kete gje. Tjetri, Meta, ne vite njihet si nje perkrah i ekipit te Laçit. Madje ish- administratori i Vllaznise Kujtim Shaba pak dite me pare ne nje emision sportiv deklaroi hapur se “Vllaznia kurre nuk duhet te lejoje qe arbitri Kriden Meta t’i arbitroje ne ndeshjet qe do te luajne ndaj Laçit dhe Kastriotit”.

Por ne fakt, edhe ai ashtu si Beqiri sot do te jene ne “Loro Boriçi” per ndeshjen Vllaznia- Laçi. Drejtuesit shkodrane nuk kane force te kundershtojne dhe te mos i pranojne keto arbitta.

E vetmja gje qe duhet te bejne ata eshte t’u kerkojne futbollisteve te bejne kujdes ne fushe sepse kundershtare nuk do kene vetem laçianet, por edhe arbitrat.

Mbase e kemi gabim dhe shpresojme qe te jete keshtu, por pervoja e meparshme ka treguar tjeter fje dhe duhet t’i besojme asaj./SHKODRA-SPORT.COM/