Faruk Sejdini, ish-trajneri legjendë i Dinamos dhe Kombëtares ka treguar në Procesi Sportiv se nuk e ndjek më skuadrën. Të ndodhur pa një stadium në kryeqytet, Blutë kanë migruar në Elbasan për shumicën e ndeshjeve, teksa për “Xhaxhin” kjo largësi e ka bërë të pamundur që të jetë në çdo ndeshje.

Sejdini tregon edhe plagën e madhe të stadiumeve të boshatisura, teksa 60 përqind e skuadrave nuk luajnë në qytetet e tyre. Një tjetër arsye për Sejdinin se pse vjen kjo ftohje, janë edhe rezultatet.

“Kur një sportdhashës i Partizanit marrim shembull, kur një grup e ndjek, shok pas shoku ky grup dy ose tre fishohet. Te ne ndodh një fenomen I çuditshëm, janë 60 përqëind e ekipeve që luajnë refugjatë, sa në një stadium në një tjetër.

Ta ndjekësh skuadrën jashtë fushës do kohë dhe angazhim. Ky grup që e ndjek është kaq I vogël, sa nuk merr dot me vete një grup pak më të madh, që të shkojë sistemi për të mbledhur tifozë. Si ta ndjekim Dinamon? Janë 20 veta të Dinamos.

Nëse do kishim një stadium tonin do ishin ndryshe. Bëhet instikt pastaj. Ata 20 nuk bëhen 40. Humbet lidhja me ekipin. E ndoqëm Dinamon si dinamovitë, na u bë qejfi.

Me Egnatian ishim një grup ish-dinamovitësh në Elbasan. Patëm një zhgënjim, ky ekip nuk po çelte të shkonte në pritshmëritë tona. Thamë që s’do e ndjekim më. Po të jetë në Tiranë do jemi. Kemi pasur ngrohtësi që të shkojmë”, tha Sejdini./newport/