ka debutuar sot ne porten e Vllaznise ne kampionat dhe ka bere nje paraqitje te mire duke pare edhe duatrokitjet e tifozeve te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi”.

E kemi fjalen per portierin Kristi Qarri i cili bashke me kolegun e tij Tafas jane shpallur me te miret e ndeshjes. Portieri 21 vjeçar shkodran pas takimit eshte shprehur:

“Patëm shumë raste në të dy pjesët, por nuk i shfrytëzuam. Ishte një ndeshje shumë e mirë, por fati nuk ishte me ne. Ekipi dhe stafi teknik bënë një punë shumë të mirë, por na mungoi fati, ndikuan edhe pritjet e Tafas.

Kam patur mbeshtetjen e te gjithe stafit, duke filluar nga profesor Ideali, Thomas dhe Plori, por ashtu edhe te shokeve te ekipit dhe te gjithe tifozeve te cilet me inkurajimin e tyre ma bene me te lehte kete debutim.

Do te doja qe ne fund t’i gezoheshim trepikeshit, por nuk ndodhi kjo per fat te keq. Une sigurisht qe jam gati ne çdo moment per skuadren dhe kuptohet qe pres te kem me shume minuta”./SHKODRA-SPORT.COM/