Ne pritje te ndonje perforcimi te mundshem ne merkaton e janarit, Vllaznia e volejbollit te femrave ka edhe largime. Ditet e fundit mesohet se eshte ndare me te nje nga lojtaret titullare, pikerisht Sara Hasku.

Lajmin e ka bere te ditur ekskluzivisht per “Shkodra Sport” presidenti i shoqates se volejbollit te femrave te Vllaznise Florian Zekja i cili eshte shprehur:

“Kemi nje largim nga ekipi, pikerisht ate te Sara Haskut e cila do t’i bashkohet nje ekipi europian dhe padyshim qe kjo eshte edhe nje krenari per ne sepse nje produkt i pjesshem i Vllaznise do perfaqesoje volejbollin shqiptar ne Europe.

Tani do punojme me forte me vajzat e reja qe kemi ne dispozicion, per ta zevendesuar ate. Pavaresisht largimit te Haskut, mendoj se Vllaznia eshte e plotesuar me lojtare dhe do te vazhdojme te punojme fort me kete grup qe kemi, per ta konsoliduar edhe me shume ekipin per gjysmen e dyte te sezonit”.

Mesohet se lojtarja e pozicionit numer 4 Sara Hasku qe eshte njekohesisht edhe anetare e ekipit tone kombetar, ka luajtur edhe me pare jashte vendit, fillimisht ne Zvicer e me pas ne Kosove, ndersa tani do te provoje te luaje ne kampionatin e Luksemburgut./SHKODRA-SPORT.COM/