Periudhe festash ne Shkoder por tifozet e kesaj skuadre nuk e kane shume mendjen tek to. Te pezmatuar nga barazimi me Kukesin, ata megjithate shohin perpara dhe padyshim qe fokusi i tyre tashme eshte perqendruar tek sfida e rradhes.

Pikerisht ate me Tiranen e cila eshte programuar te luhet me 15 janar ne kryeqytet. Tifozet e Vllaznise shpresojne shume qe kjo ndeshje te luhet ne stadiumin “Air Albania” dhe ata kane filluar te marrin masat per te mbushur tribunat e tij.

Kuptohet qe “klasikja” e futbollit shqiptar ka dhuruar gjithmone emocione dhe keshtu mendohet edhe kete here. Vllaznia do te kerkoje te ndale bardheblute dhe tashme kane mundesine me te mire per ta bere kete gje.

Tifozet shkodrane do ta lene prapa merzine me rezultatet e fundit jo shume te kendshme dhe do t’i japin mbeshtetje skuadres per sfiden e rradhes ku padyshim qe do te kerkohet fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/