Tërbuni e mbylli me humbje vitin. E megjithatë, rezultati i një ndeshjeje nuk zhbën ecurinë e një faze të tërë. Është vetë kryebashkiaku që vlerëson atë çka ka bërë ekipi në pjesën e parë të sezonit.

Gjon Gjonaj për “Panorama Sport” jep edhe lajmin e mirë për stafin teknik, ndërsa paralajmëron afrime dhe sidomos në sulm.

“Jam i kënaqur me ecurinë e ekipit gjatë kësaj faze të parë, pavarësisht se e mbyllëm me humbje. Kjo nuk është dramë, pasi në përgjithësi rezultatet janë të kënaqshme.

Ne do të hyjmë në merkato që të bëjmë afrimet e duhura në repartet e nevojshme, gjithnjë pasi të bisedoj me trajnerin Beqiri e drejtorin Gjoni.

Skuadra e ka të nevojshme të bëhen afrime në vijën sulmuese, pasi duket qartë që na ka munguar lojtari gol. Së shpejti emrat do të bëhen të ditur”.