Sabien Lilaj do të jetë futbollisti i Dinamos duke nisur nga muaji janar. Pavaresisht se u tha qe lojtari mund te perfundonte edhe tek Vllaznia ngaqe “shkesë” per veshjen e tij kuqeblu eshte bere kolegu i tij te Skenderbeu, Liridon Latifi, mesfushori duket se e ka marre vendimin e tij.

“Super Sport” ka raportuar sot se ish-lojtari i kombëtares do të zbarkojë në kryeqytet, për të dhënë kontributin e tij për skuadrën e Bledi Shkëmbit pas eksperiencës në Kosovë ku ishte pjesë e Prishtinës. 32-vjeçari zyrtarizoi divorcin me skuadrën dardane pak ditë më parë dhe duket se drejtuesit e Dinamos e kanë bindur për t’u transferuar tek ekipi i kryeqytetas, ku do të tentojë të shtojë fantazinë në mesin e fushës.

Lilaj pritet që të nënshkruajë një kontratë që do e mbajë të lidhur me Dinamon për një vit e gjysmë. 31-vjeçari është një futbollist me shumë eksperiencë, teska numëron 13 trofe, duke numëruar 6 tituj kampion, 2 Kupa dhe dy Superkupa në Shqipëri, një titull dhe një superkupë në Kosovë dhe një Kupë në Azerbajxhan.

Në të shkuarën Lilaj ka qenë pjesë e Skënderbeut e Tiranës, në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, në Kosovë me Prishtinën, në Azerbajxhan me Gabalën si dhe në Izrael me Hapoel Ramat Gan dhe Sektzia Nes Tziona, ndërsa me fanellën e kombëtares mesfushori numëron 17 prezenca.

Dinamo beson se me kualitetin dhe eksperiencën që ka Lilaj do të jetë një element i rëndësishëm në 21 javët e mbetura të Abissnet Superiore. Dinamovitët deri më tani kanë marrë 15 pikë, po aq sa dhe Skënderbeu dhe e shohin veten në vendin e tetë.