Kohet e fundit eshte folur jo pak per Edi Martinin trajner. Kater trofete e fituara ne dy vjet me Teuten, doreheqja apo dhe rikthimi serish ne pankinen durrsake, e kane bere ate protagonist dhe ne media.

Por ne fakt, historia e vertete e ketij 46 vjeçari eshte edhe ajo si futbollist shume i suksesshem. Ka provuar te luaje jo vetem me Vllaznine, por edhe ne Slloveni, Austri e Gjermani.

Kudo ka treguar klasin e tij te larte dhe talentin e lindur. Sot kemi shkeputur nje audio- rregjistrim te nje interviste te komentatorit te mirenjohur Ymer Striniqi ku ai e vlereson maksimalisht kete lojtar.

“Shkodra ka nxjerre emra shume te medhenj te futbollit por une do te ndalesha tek njeri prej tyre, nje virtuoz, nje magjistar i topit si Edi Martini. Ai ka qene nje mjeshter ne perpunimin e topit dhe sidomos ne ekzekutimin e goditjeve te denimit”- ka thene nder te tjera Striniqi.

Te plote kete deklarate te tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: