Largimi i Sherif Kallakut nga Teuta ka qene lajmi i 2-3 diteve te fundit sepse kemi te bejme me nje nga mesfushoret me cilesore te kampionatit shqiptar. Per me teper, tema rreth ketij lojtari ka qene gjithnje ne epiqender sepse ai mendohet te vazhdoje te luaje serish ne Superlige.

Burime te “Shkodra Sport” bejne te ditur se lojtari ka qene ne negociata intensive me drejtuesit e Vllaznise dhe ne fakt akordi ka qene shume prane, por ne momentet e fundit gjerat kane ndryshuar.

Arsyeja eshte se ne skene ka dale Partizani, skuader e cila po tenton ta marre me çdo kusht tashme ate. Me ndryshimet ne pankinen e kesaj skuadre, pritet te mesohet me shume ne lidhje me kete çeshtje.

Nuk perjashtohet mundesia qe ai te vije edhe ne Shkoder, nderkohe qe pista “Laçi” duket se ka rene poshte ngaqe palet nuk kane arritur akordin financiar.

Tifozet shkodrane ne fakt e kane mirepritur nje ardhje te mundshme te ketij futbollisti, por tashme ne “pole position” per te duket se eshte Partizani, gjithsesi çdo gje mund te ndodhe./SHKODRA-SPORT.COM/