Pritet vetëm zyrtarizimi por Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Tekniku ka vendosur të largohet nga të kuqtë të cilët po e mbyllin vitin pa trajner dhe në kërkim të një emri të ri për të marrë drejtimin.

Por Jasir Asani e di se cili është emri që duhet të ulet në pankinën e të kuqve. Ish-sulmuesi i Partizanit, në një postim në rrjetet sociale ka bërë propozimin e tij.

“Profesor, ti e di kush është Partizani sepse ti e riktheve lavdinë S.G”, shkruante Asani në këtë postim, ku kishte vendosur foton e tij me Skënder Gegën.

Me sa duket, sulmuesi shpreson të shohë përsëri Gegën në pankinën e të kuqve, të cilët ai i drejtoi për një vit në të cilin i ktheu ekipit titullin kampion.