Viti 2021 mund të cilësohet shumë i sukseshëm për skuadrën e Vllaznisë. Shkodranët të cilët humbën titullin kampion vetëm për shkak të golavarazhit kundrejt Teutës, arritën pas 10 vitesh të kualifikoheshin në kupat e Europës. Madje edhe fituan një trofe, kupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut në shifrat 1-0.

Gjithashtu edhe përballjet me thuajse gjitha ekipet kundërshtare kanë folur në favor të kuqebluve. Por ka një kundërshtar të cilin Vllaznia e ka pasur “makth” në vitin 2021. Ata janë kundërshtarët e përjetshëm të Tiranës. Përballjet ndaj bardhebluve gjithmonë kanë përfunduar në favor të këtyre të fundit.

Tre janë duelet që kanë zhvilluar Vllaznia dhe Tirana kundër njëra-tjetrës në këtë vit. Ndeshja e parë është në datën 27.02.2021, ku në Shkodër, Tirana do fitonte me rezultatin 1-2. Madje duke përmbysur avantazhin e Vllaznisë me Dilaver. Sërish do ishte Tirana që do triumfonte në përballjen e fazës së katërt të sezonit 2020-21.

Kryeqytetasit do arrinin fitoren me shifrat 1-0 ndaj kuqebluve. Edhe në përballjen e tretë këtë edicion të 2021-22, Tirana fitoi në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-2.

25 herë kampionët e vendit kanë qenë me të vërtetë “macja e zezë” e Vllaznisë në vitin që po lëmë pas. Duke qenë në këtë mënyrë i vetmi ekip që ka pasur statistika pozitive ndaj shkodranëve.

Endri ÇINARI