Nuk shënoi, por për lexuesit e BBC, Armando Broja ishte padyshim ylli ndeshjes që Sauthempton fitoi me shifrat 3-2 ndaj Uest Hem. Skuadra e tij triumfoi në transfertë në fushën e një skuadre që po lufton për një vend në Europë në verë dhe paraqitja e Brojës ka marrë shumë vlerësime.

Në sondazhin e zakonshëm të hapur për tifozët nga rrjeti i njohur mediatik për paraqitjet e lojtarëve të kësaj sfide, Broja ka qenë ai që ka marrë notën më të lartë. Ai është vlerësuar me notën 7,97 nga lexuesit e BBC.

“Armando Broja ishte njeriu i juaj i ndeshjes në matësin e paraqitjes së lojtarëve pasi Sauthemptoni triumfoi në një triller të “London Stadum”.

Broja ishte një shqetësim i vazhdueshëm për Uest Hemin gjatë të gjithë ndeshjes dhe ndonëse nuk shënoi, ndikimi në rezultat ishte i qartë kur u rrëzua në zonën e rreptësisë nga Kreig Douson”, shkruante BBC për futbollistin pas këtij vlerësimi të lexuesve për talentin shqiptar.