Te Vllaznia kujtohen për Arlind Kalajan. Sulmuesi shkodran u bashkua me Vllazninë në verën e vitit të kaluar dhe sezonin e kaluar luajti në 27 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.

Këtë vit, Kalaja është harruar totalisht nga Brdaric dhe stafi i tij pasi nuk është aktivizuar për asnjë minutë në Superligë.

Sulmuesi ka luajtur vetëm 15 minuta ndaj Ael Limassol në ndeshjet e Europiane dhe 56 minuta ndaj Labërisë në Kupë, ndërsa nuk është preferuar asnjë minutë në kampionat.

Ditën e sotme, Kalaja feston 26-vjetorin e lindjes dhe klubi përmes një postimi në rrjetete sociale e ka uruar, ashtu siç ben zakonisht ne raste te tille.

Dhe normalisht të shumta kanë qenë komentet e tifozëve që përveç urimeve kanë pyetur nëse Kalaja vazhdon të jetë pjesë e skuadrës apo është larguar pasi nuk luajtur aspak sezon të Superligës./newsport/