Majkëll Ngo do të mbajë peng merkaton e Tiranës. Gjithçka ka të bëjë me dëmtimin e tij në derbi. Nëse lojtari ia hedh me disa javë pushim, Tirana nuk do të hyjë në merkato.

Ndërsa nëse ai do të operohet dhe Marsel Ismajlgeci shitet, bardheblutë janë të detyruar që të futen në merkato për të afruar sulmues dhe ndoshta një mbrojtës.

Gjithsesi, paraqitja e Përgjonit është nga ato që të lë mundësi të mos hysh në merkato. Nga ana tjetër, edhe nëse Ngoja riaftësohet sërish, Tirana ka vetëm dy lojtarë në sulm, Gjumsin dhe Beshirajn.

Ditët në vazhdim do të zbulohet qëllimi i merkatos së Tiranës. Kujtojmë se merkatoja e Tiranës u bllokua që në gusht dhe ende nuk ka një njoftim nëse është hapur apo jo.