Vllaznia ka kryer goditjen e parë në merkaton e dimrit. Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me Mickaël Panos, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit shkatërrues.

24-vjeçari francez është pa ekip prej datës 1 korrik, teksa më parë ka luajtur me ekipin e dytë të St Ettiene, teksa ka luajtur në Qipro me skuadrat e Pafos dhe EN Paralimniou.

Panos mund të luajë edhe në qendër dhe krahun e majtë të mbrojtjes. Një përforcim i rëndësishëm për Thomas Brdaric, i cili siguron një tjetër lojtar në rolin e shkatërruesit pas Ardit Krymit.

Ai ka rreth 3 muaj qe eshte ne Shkoder duke u stervitur me ekipin, çka do te thote se stafi teknik e njeh mire dhe ia di vlerat prandaj dhe konsiderohet nje perforcim i rendesishem per kuqeblute.