Skuadra nga La Liga, Sevilla i ka bërë ofertë zyrtare Manchester Unitedit për sulmuesin francez Anthony Martial.

“Sky Sports” ka raportuar të martën se Sevilla ka kërkuar huazimin e Martialit në janar por jo me detyrim të blerjes së kartonit të tij.

Mbetet të shihet nëse Unitedi do ta pranojë këtë ofertë, ndonëse trajneri Ralf Rangnick ditë më parë ka konfirmuar se Martial ka kërkuar largimin nga “Old Traffordi” gjatë muajit të ardhshëm.

Martial 26-vjeçar këtë sezon ka vetëm shtatë paraqitje dhe një gol të shënuar për Manchester Unitedin.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Krahas Sevillas, interesim për Martialin ka treguar edhe Juventusi.