Michael Ngo’o “trondit” Tiranën. Sulmuesi anglez pësoi një dëmtim të rëndë në gju në derbi ndaj Partizanit dhe siç duket nuk i shpëton dot operacionit.

Dëmtimi u duk i rëndë që në momentin e parë pasi Ngoo doli nga fusha e lojës me barrelë dhe i përlotur, ndërsa e fashoi me akull gjurin menjëherë sapo u ul në stol.

Pas analizave të bërë, anglezi ka një dëmtim në menisk dhe në ditët në vijim do të operohet në gju. Ngoo do të qendrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave dhe kjo është një “goditje” e rëndë për Tiranën pasi sulmuesi është një titullar fiks në formacionin e Orges Shehit.

Duke parë këtë situatë, drejtuesit bardheblu do të futen në merkato për të gjetur një sulmues pasi Ngoo do të rikthehet në muajin mars në fushë./newsport/