Oltijon Kërnaja ka kritikuar Thomas Brdariç për deklaratën e këtij të fundit që në mediet e huaja shprehej se kushtet në Shqipëri lënë për të dëshiruar. I shpallur si trajneri i vitit në vendin tonë, tekniku i Vllaznisë nxirrte në pah vështirësitë e ekipeve të futbollit në infrastrukturë.

Për këtë, Kërnaja, përmes një postimi në rrjetet sociale i kujton që sezonin e shkuar ishte shumë pikë para ndjekësve, por në fund ishte Teuta skudra që arriti të fitonte titullin. Në facebook, Kërnaja shkruante:

“I Dashur Thomas:

-Mediave Gjermane shpjegojua arsyen se perse e humbe kampionatin kur ishte 9 pike para.

-Mediave Gjermane shpjegoju arsyen se perse djali juaj u be futbollist profesionist ne vendin qe quhet Shqiperi, jo fshat, sepse ne vendin e qyteteruar zotnine se merrnin as me kap topat!

Boll me me justifikimet e mundshme!

Vllaznia eshte djepi i futbollit shqiptar! Vllaznia nuk eshte ekip i dores se dyte!

Nese Vllaznia per ty eshte ekip dosido, ik, largohu, spo te mban njeri me zor!

P.s Ky eshte “fshati” qe stervit ekipin ishtTrajneri i ‘Múnchen” dhe “Dortmund”- Sigursht ekipe lagjesh ne keto qytete as ekipet e dyta s’ia jep njeri! Buxheti i Vllaznise me shume se 1 Milion Euro vetem rroga, siguritsht tek Neusterlitz ne kategorine e 6 nuk i kishte! Zgjidhet dhe trajneri i vitit! Profesor Edi Martini fitoj cdo trofe te mundshem!

-Sa per rrogat, t’ia kujtoje ndokush zoterise, qe: Liridon Latifi merr 10 mije euro ne muaj! Rroge e barabarde me Bundesliga 2! Ose seria B Italiane!”