Pak orë përpara ndërrimit të viteve Lazër Matija shpalli kandidaturën për Kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Optimist se ka të gjithë energjitë për të kontribuar për futbollin në Rajonin e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës e Vaut të Dejës, Matija beson se eksperienca e tij në drejtimin e Vllaznisë së femrave do ta ndihmojë atë dhe Shoqatën rajonale të Shkodrës për tu rritur dhe përmirësuar më shumë futbollin në rajonin që e dashuron futbollin. Për të folur në lidhje me këtë kandidim, “Shkodra Sport” ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Vllaznisë së femrave.


-Si lindi ideja për të kandiduar për Kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër?

Dëshira ime për të kontribuar akoma më shumë për futbollin në rajonin e Shkodrës më nxiti të hedh kandidaturën për drejtimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit. Jam koshient që është një përgjegjësi e madhe dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por njohja ime me futbollin dhe kontributi që kam dhënë gjithë këto vite në drejtimin e Vllaznisë së femrave më bëjnë të besoj se kam të gjithë potencialin për ta rritur dhe përmirësuar realitetin e futbollit në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, në Vaun e Dejës. Kam këtyre viteve e kam treguar se me punë dhe me impenjim maksimal arrihen rezultate të mira.

-Cili është projekti dhe objektivat tuaj për Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër?

Unë jam shumë optimist që brenda një kohe të shkurtër do të arrij ta shndërroj Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër në qendrën më të madhe të futbollin në vend, duke parë dashurinë dhe pasionin që kanë shkodranët për futbollin. Do punoj shumë për të masivizuar futbollin, për të rritur numrin e vajzave dhe djemve që luajnë futboll në mënyrë të organizuar.

Sëbashku me anëtarët e Shoqatës ne do të jemi një zë i fuqishëm i nevoja të futbollit në rajonin e Shkodrës, për ti adresuar pranë FSHF. Më mirë se anëtarët e Shoqatës tonë nuk e njef njeri këtë realitet, dhe kjo është arsyeja që kërkesat tona do të jenë sipas nevojave që janë parësore.

SHRF Shkodër në rolin e një Mini-Federate, arrin të përcjellë më së miri kërkesat dhe nevojat e futbollit sesa një zyrë e atashuar pranë qytetit tonë siҫ ka qënë deri më parë. Do të punoj shumë fort me të gjithë komunitetin për të kërkuar nga FSHF-ja, Bashkia dhe Qeveria më shumë investime në infrastrukturë.

-Nëse ju besojnë këtë detyrë, mendoni se keni eksperiencën e duhur për të qëë i sukseshëm?

E theksova edhe më lart se eksperienca ime në drejtimin e Vllaznisë së femrave, që sot është një realitet në futbollin shqiptar dhe atë europian, më japin besim se do të arrij të realizoj në mënyrën më të mirë këtë detyrë. Do të jem zëri i futbollit shkodrat në të gjitha forumet dhe nuk do të ndalem së punuari për një komunitet sportiv që e do kaq shumë futbollin.


-A keni bërë ju një analizë të situatës aktuale të futbollit shkodran? Ҫfarë mund të bëhet më shumë dhe ku mendoni se do të fokusoheni ju më shumë?

Realisht mendoj se futbolli në Shkodër ka ende potenciale të pashfrytëzuara dhe mundësitë për një zhvillim progresiv e të vazhdueshëm janë të mëdha. Unë synoj që sa më parë të bëhet një analizë e situatës ku jemi sot dhe të vendosim objektiva konkretë për të ndërhyrë sa më parë.

Tashmë e dimë se e gjithë Shkodra është e dashuruar futbollin, por kjo dashuri për sportin më popullor në botë duhet përkthyer në plane veprimi konkrete për t’u dhënë më shumë mundësi të rinjve dhe të rejave që të angazhohen në botën e futbollit dhe të kenë kushtet e duhura për të luajtur futboll, ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre nëpër Europë.

Duhet të kijojmë incentiva për të shtuar numrin e futbollistëve të rinj dhe njëkohësisht të gjejmë mjetet e duhura për të shtuar apo përmirësuar infrastrukturën sportive. Mendoj se me mbështetjen e FSHF-së ne mund të adresojmë siҫ duhet të gjitha problematikat dhe mund të punojmë me një strategji të qartë për zhvillimin e futbollit në Shkodër./SHKODRA-SPORT.COM/