Futbollisti me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe Sergio Kalaj bën hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi i Kombëtares U21 të Shqipërisë është larguar nga Carrarese që militon në Serie C italiane dhe është bashkuar me Frosinonen në Serie B.

Ditën e sotme, skuadra që drejtohet nga Fabio Grosso ka mbyllu marrëveshjen me Carrarese dhe Kalaj do të firmosë kontratën dhe do të zyrtarizohet në orët në vijim.

Një hap përpara për 21-vjeçarin kuqezi që këtë sezon ka shkëlqyer me Carrarese duke luajtur në 17 ndeshje si titullar, ndërsa tani do të luajë në ligë më të fortë.

Frosinone renditet në vendin e 8-të pas 18 javësh dhe ka si synim për t’u ngjitur në Serie A sezonin tjetër dhe Kalaj do të jetë një “armë” më shumë për këtë skuadër./newsport/