Futbollisti nga Bajza Klevis Dragaj ka surprizuar stafin e ri teknik të Partizanit. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije që 18-vjeçari ka mahnitur me performancën e tij në seancat stërvitore.

E habitshme ka qenë për trajnerin Mehmeti dhe ndihmësit e tij se si ish-tekniku Ilir Daja nuk i kishte dhënë asnjë minutë gjatë kohës kur drejtonte të kuqtë.

Në klub janë optimistë dhe e shohin si futbollist të së ardhmes. Megjithatë vetëm fusha e blertë do të mund t’i tregojë cilësitë e vërteta të tij. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të teksa zhvillimet janë të shumta gjatë kësaj periudhe.

Dragaj ka mbaruar shkollen e Mjeshtrise Sportive dhe ne veren e kaluar firmosi nje kontrate 4 vjeçare me Partizanin, por ne gjysmen e pare te sezonit kuptohet qe nuk kishte hapesirat e duhura per aktivizim.

Me ndryshimin e trajnerit, mbase mund te ndodhe ndryshe dhe nga ajo çfare lojtari po paraqet ne stervitje, gjithçka mund te ndodhe.