Në Kompleksin Sportiv “Skënder Halili” u luajt sot miqësorja mes Tiranës dhe Bylis. Bardheblutë triumfuan 4-2, në një sfidë që ishte tejet e hapur. Kryeqytetasit shënuan me Danso, Gjumsi, Seferi, ndërsa emrin në listën e golashënuesve e shkruajti edhe Beshiraj.

Ky test miqësor ishte tejet i nevojshëm për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi. Shehi dëshironte të mbante në formë lojtarët në këtë periudhë ku Kategoria Superiore është pushim për shkak të ndalesës prej ndërrimit të viteve. Në kampin tjetër, për ballshiotët kjo e sotmja ishte një provë force.

Tirana do i rikthehet fushës së lojës me datën 15 janar. Kryesuesit e kampionatit shqiptar kanë përpara një 90 minutësh tejet të vështirë, ku do iu duhet të përballen me Vllazninë.

Sfida e sotme ka qene nje test per bardheblute, ashtu siç e shfrytezuan kuqeblute miqesoren e sotme te luajtur ndaj Terbunit te cilen e fituan ne shifrat 4-1.