Sulmuesi i Teutës, Rubin Hebaj, ka postuar së fundmi një foto nga stërvitja. 23-vjeçari shkodran shfaqet në foto me shokun e skuadrës, sulmuesin Ildi Gruda, duke shkruar: “Pas shiut, vjen dielli. Gjithmonë”.

Nuk dihet nëse ky mesazh është drejtuar ndonjërit specifikisht apo Hebaj është kthyer në formën e tij më të mirë. Rubin Hebaj erdhi nga stoli në minutën e 75’, për t’u aktivizuar në ndeshjen e mbyllur në barazim pa gola me Skendërbeun.

Hebaj ka luajtur 11 ndeshje në Abissnet Superiore për sezonin 2021/22 dhe ka shënuar 4 gola. Kujtojmë që ai u rikthye në merkaton e janarit në klubin durrsak pas eksperiencës me Shkëndijën e Tetovës.

Por bashke me te ne kete foto eshte edhe shkodrani tjeter Gruda, i cili po ashtu ndaj Skenderbeut u aktivizua vetem ne minuten e 86-te nga ana e trajnerit Arapi. Mbase postimi i Hebajt ka qene nje mbeshtetje edhe per te sepse eshte momenti qe te dy keto lojtare te thone fjalen e tyre.