Shpëtim Duro do jetë trajneri i ri i ekipit të Laçit. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri në një komunikim me “Shkodra Sport”. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë të larguarin Mirel Josa.

“Po eshte e vertete qe kam rene dakord me presidentin e Laçit dhe do te drejtoj tani e tutje kete skuader”- eshte shprehur shkurtimisht per gazeten tone Duro.

Pas 27 javëve të kampionatit, Duro është trajneri i tretë që do të drejtojë kurbinasit, të cilët bënë një paraqitje mjaft të mirë përgjithësi në këtë sezon, por dy humbjet e fundit rradhazi nuk ka qenë pozitive për drejtuesit e Laçit.

Duro ka drejtuar më herët disa skuadra të Superiores si: Bylis, Dinamo, Apolonia, Partizani, Besa, Skënderbeu, Vllaznia, Flamurtari, Kukësi, së fundmi edhe Laçin, por edhe skuadra të tjera si Shkëndija apo Drita.

Kështu, trajneri Shpëtim Duro do të bëjë debutimin e tij si trajner në këtë sezon me Laçin kundër Vllaznisë në fundjavë në “Loro Boriçi”.
Maringlen ZHIVANI