Vllaznia-Laçi është dueli i javës së 28-të të Superligës që do luhet ditën e shtunë në “Loro Boriçi”. Një takim që është cilësuar shpesh si Derbi i Veriut dhe që ndër sezone të ndryshme ka pasur me të vërtetë përballje interesante. E tillë pritet edhe e rradhës, ku të dy skuadrat duan të dalin nga kriza.

Megjithatë në të dy kampet ka futbollistë që kanë pasur të kaluar tek njëra apo tjetra skuadër. Alen Sherri, i rritur dhe formuar tek akademia Vllaznia e më pas duke përfaqësuar kuqeblutë në Superligë po kalon sezonin e tij të tretë në rradhët e laçianëve.

Po ashtu Renato Malota, një ndër mbrojtësat me eksperiencë të kampionatit tonë pas 2 sezoneve tek Vllaznia, tashmë përfaqëson kurbinanist.

Edhe tek Vllaznia ka futbollistë që në të shkuarën kanë qenë pjesë e laçianëve. Abdurrahaman Fangaj u shndërrua në një ndër mbrojtësit më të mirë të Superligës. Gjithashtu edhe Fjoart Jonuzi ka qenë pjesë e Laçit në karrierën e tij. Po ashtu edhe Arsid Kruja ka një të shkuar si bardhezi.

Tashmë edhe trajneri Shpëtim Duro është një ish i Vllaznisë. Kryeqytetasi që ka marrë drejtimin e laçianëve para pak ditësh, në sezonin 2012-13 ka drejtuar shkodranët në pjesën e parë të atij edicioni.
Endri ÇINARI