Hera e fundit që Bajerni humbi një ndeshje jashtë fushe në Champions Ligë ishte kundër PSG-së që atëherë drejtohej nga Unai Emeri, ishte viti 2017. I njëjti njeri i ka dhënë fund një serie prej 25 ndeshjesh pa humbje të kampionëve të Gjermanisë që gjithashtu nuk arritën të shënonin duke prishur një tjetër rekord, atë të golave të shënuar në Champions.

Bavarezët kishin plot 30 ndeshje, që nga 0-0 në Liverpul që nuk mbyllnin një sfidë jashtë Gjermanisë pa gola. Unai Emeri është një menaxher futbolli i aftë dhe i përpiktë, megjithatë aftësitë e skuadrave të tij kanë tendencë të shkëlqejnë me shpejtësi.

Kur bëhet fjalë për rrethin e elitës së menaxherëve, dështimi për të transformuar Arsenalin dhe për të ofruar plotësisht në PSG-në e ka lënë atë të largohet nga emra si Pep Guardiola dhe Jyrgen Klop. Por me skuadrën e tij të Vijarealit që po ecën në rrjedhën e saj në Europë, kjo mund të mos jetë më kështu.

Vijareali mori një fitore të paharrueshme 1-0 kundër bavarezëve dhe tani në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions-it do të udhëtojë gjysmë i kualifikuar. Arnaut Danjuma, që nënshkroi për 25 milionë euro (27 milionë dollarë) në fillim të sezonit shënoi golin e çmuar në një natë zhgënjyese për Robert Levandovski dhe shokët e tij të skuadrës.

E SHKUARA

Idetë e Emerisë nuk mjaftuan për ta kthyer Arsenalin në një forcë të vërtetë. Klubi londinez ka bërë dy hapa përpara dhe një hap prapa prej disa kohësh, kështu që Unai ishte një përgjigje për të gjitha problemet e tij.

Skuadrës i mungonte harmonia, me talentin e pamohueshëm Mesut Ozil të tërhequr në atë kohë, kështu që kishte dyshime që kuptoheshin. Shto një lojë që do të ndryshonte humbjen në një finale të Ligës së Evropës kundër Çelsit dhe një projekt premtues filloi të zbulohej.

Në një mjedis tjetër me aksione të larta, Emeri dështoi të bëjë atë që i ka shpëtuar të gjithëve në Paris: për të fituar trofeun e Champions-it. Kur kupa të bëjë rrugën e saj nëpër një rresht duarsh në fund të majit të këtij viti, Lionel Mesi nuk do ta prekë atë, as Kilian Mbape dhe Nejmar.

Megjithatë, rënia kolosale e skuadrës e ekspozuar nga një rezultat tronditës në të cilin Barcelona përmbysi një disavantazh 4-0 për të fituar kundër skuadrës së Emerisë, ishte një moment veçanërisht i vështirë, diçka që ai duhej të pranonte. Dhe kjo e bën pozitën e tij aktuale kaq të lavdishme, rikthimi i tij tani nuk vihet në dyshim nga askush.

Çfarëdo që të ndodhë kundër Bajernit në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, Vijareal është një forcë e re me të në krye. Pas fitimit të Europa Ligës sezonin e kaluar dhe startit të dobët të këtij sezoni në La Liga, momenti kurorëzimit të tij dhe ndoshta i Vijarealit dukej se kishte ardhur dhe ikur.

Por jo! Emeri është rikuperuar nga pengesat e tij për të nxitur një mentalitet fitues në një ekip që konkurron për trofeun prestigjioz që kërkohet nga skuadra më të mëdha në letër se spanjollët. Renditja e tij kundrejt Pep Guardiola dhe Diego Simeone janë të vështirë për t’u interpretuar.

Skuadrat e tyre po konkurrojnë gjithashtu për Champions-in, por me presione të ndryshme. Mançester Siti nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampioneve, një barrë që Guardiola dhe mendja e tij e jashtëzakonshme futbollistike duhet të kapërcejnë ende në Angli, të paktën.

Pavarësisht se është kampion i “La Ligës”, Atletiko Madrid gjithashtu ende nuk e ka fituar atë, luan mirë por gjithmonë bie aty kur nuk duhet. Historia ka prirjen të përsërisë vetveten dhe Emeri ashti si Pep dhe Simenone tani ka shanse të barabarta për të shkuar në finalen dhe për ta fituar trofeun.