Java e 28-të e Superiores do të nisë nesër me ndeshjen Kukësi – Egnatia. Kjo sfidë është caktuar të zhvillohet në orën 13:45. Po ditën e nesërme, Partizani do të përballet me Teutën, takim që do të vendosë shumë për Kupat e Europës.

Kjo sfidë është programuar të nisë prej orës 16:45 në “Elbasan Arena”. Po në të njëjtën orë, Vllaznia pret Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndërkohë, të dielën do të luhet vetëm një sfidë. Tirana do të përballet me Skënderbeun në transfertë.

Dy ekipet ndodhen plotësisht në pozicione të kundërta. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi do të tentojnë triumfin për të hipotekuar titullin kampion, kurse korçarëve i duhet fitorja për të shpresuar te mbijetesa. Kjo ndeshje është caktuar të luhet në orën 16:45.

Dinamo – Kastrioti është sfida e fundit, e cila përmbyll javën e 28-të. Një duel mbijetese mes dy ekipeve që gjenden përkatësisht në vendin e nëntë dhe të shtatë. Ky takim do të zhvillohet po në “Elbasan Arena” në orën 14:45.