Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së parë gjysmëfinale të memorialit “Vllaznia Boks” të zhvilluara në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kështu, përfaqësuesja e Shqipërisë zhvilloi gjashtë ndeshje, ndër të cilat mori dy fitore dhe katër humbje.

Pesha 57 kg me Mauro Canin humbi përballë sportistit të përfaqësueses së Bullgarisë. Poashtu, në këtë peshë 57 kg, Kristian Koço humbi përballë sportistit të përfaqësueses së Kosovë.

Në peshën 80 kg, Arjon Kajoshi fitoi përballë sportistit të përfaqësueses së Bullgarisë, për mosparaqitje të kundërshtarit. Ndërkohë, në peshën 86 kg, Besar Sulaj humbi përballë sportistit të përfaqësueses së Malit të Zi.

Në peshën 92 kg, Mehmet Hodo humbi përballë sportistit të përfaqësueses së Bullgarisë. Poashtu, në këtë peshë, Gelian Rojku fitoi përballë sportistit të përfaqësueses së Malit të Zi.

Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 11:00 do të zhvillohen ndeshjet finale, ku përfaqësuesja e Shqipërisë do të zhvillojë katër ndeshje.
Maringlen ZHIVANI