E ardhmja e Mbappé është e ndarë mes PSG-së dhe Real Madridit, megjithëse ish-mesfushori Jerome Rothen betohet se ka një klub të tretë në garë për francezin.

Në çdo rast, në synimet e Paris Saint-Germain është vullneti për të eliminuar njëherë e mirë konkurrencën me një ofertë të domosdoshme dhe vërtet të frikshme për lojtarin, që do ta bindte atë të rinovonte kontratën e tij që skadon më 30 qershor.

Propozimi, nëse konfirmohet, do të ishte i bujshëm: 230 milionë euro për Mbappe për një zgjatje dyvjeçare me PSG-në. Konfirmimi vjen nga Cadena Cope, që jep detaje të mëtejshme: sulmuesi do të fitonte menjëherë 150 milionë për rinovimin dy-vjeçar dhe më pas 40 milionë të tjera si çmim nënshkrimi për secilin nga dy vitet e kontratës së re.

Me pak fjalë, Mbappé do t’i shtonte 80 milionë euro bonus shtesë shumës 150 euro, duke arritur në 230 milionë. Një propozim i çmendur që klubi parisien shpreson se mund të bindë ish-yllin e Monaco.