Vllaznia do presë sot skuadrën e Laçit në kuadër të javës së 28-të të kampionatit. Një ndeshje që parashikohet shumë e fortë, ku të dy skuadrat duan të dalin nga kriza e javëve të fundit. Tashmë laçianët me një trajner të ri në drejtim si Shpëtim Duro, do duan kthesën në Shkodër.

Duket se trajneri kryeqytetas do e bëjë debutimin e tij në “Loro Boriçi” me mungesa në formacionin titullar të kurbinasve. Në portë pritet i padiskutueshëm në këtë edicion, Mario Dajsinani. Në mbrojtje në mungesë të Ignatovic, vendin e tij përkrah Malotes pritet ta marrë Velkoski. Ndërsa në të djathtë Roganovic e në të majtë Turkaj.

Mesfusha, pika më e fortë e laçianëve pritet të ketë në përbërje emrat si: Deliu dhe Shehu. E përkrah tyre pritet edhe Ujka. Nga krahët Mazrekaj duket i sigurtë ndërsa një vend titullari pritet edhe për Adekele, që ka kaluar një formë të shkëlqyer së fundmi. Megjithatë duket se nigeriani është në balotazh me Zulfiun.

Sulmi pritet ti besohet shënuesit më të mirë të kurbinasve, Saliou Guindo. Kjo do jetë edhe përballja e katërt dhe e fundit në këtë edicion mes Vllaznisë dhe Laçi. Dy ndeshje ka fituar Vllaznia më shifrat 3-5 dhe 1-0 ndërsa në takimin e fazës së tretë Laçi ka triumfuar përballë shkodranëve me shifrat 1-0.

Endri ÇINARI