Trajneri i Teutës, Renato Arapi, foli pas humbjes 3-1 ndaj Partizanit, ku shfaqi pakënaqësi edhe për sa i përket gjykimit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak u shpreh:

“Deri në momentin që pësuam golin, Partizani nuk kishte asnjë rast. Po të quhej gol i rregullt ai gol, ndoshta do të flisnim ndryshe.

Forca jonë reale kjo është. Do të mundohemi të marrim maksimumin me këto mundësi që kemi. Goditjet nga arbitrat ndikojnë tek morali dhe ana psikologjike. Në pjesën e dytë bëmë ndërrime në sulm, por nuk arritëm të ishim efikasës.

Janë moment që mund të ndryshojnë rrjedhjen e kampionatit. Edhe në Shkodër, mund të shkonte loja 3-3. Unë i qëndroj mendimit që lojtari i Partizanit, ishte pozicion jashtë loje kur kapi topin. Goli i Skukës ishte pocizion jashtë loje, ky është mendimi im, edhe gabohem. Nuk ishte i qëllimshëm topi mbrapa, ishte dyluftim.

Ne kemi punuar disa raste në stërvitje, te goli ishte detyra e Grudës, por nuk kishim vëmendje”, u shpreh Renato Arapi.