Arbitrat jane kthyer ne nje makth te vertete kete sezon per Vllaznine. Edhe ne takimin e fundit, ate ndaj Kastriotit, ndonese ne pamje te pare vete shkodranet e pranuan humbjen, ata u ndeshkuan me nje 11-metersh te padhene ne favor te kuqebluve qe mund te kishte ndryshuar fatet e saj.

Por nderkohe me interes eshte te mesojme se kush do te arbitroje sot ne sfiden Vllaznia- Laçi e cila do te luhet ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

“Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor ne kete perballje do te jete durrsaku Klodian Shahini, ndersa asistente te tij do jene tiranasi Rejdi Avdo dhe durrsaku tjeter Fatmir Lama. Edhe arbitri i katert do te jete po nga Durresi, Florian Lata.

Sakaq, ne sistemin VAR eshte caktuar te jete Kridens Meta, ndersa ne AVAR tiranasi tjeter Denis Rexha. Vezhgues i arbitrave ne kete takim eshte Besnik Kaimi ndersa delegat i Federates Alban Tafaj.

Shkodranet duan drejtesi ne kete ndeshje sepse do kerkojne fitoren per te qendruar serish ne gare per nje vend qe do ta çonte ate ne Kupat e Europes edhe permes kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/