Abissnet Superiore do të rikthehet në ditën e sotme, teksa do të luhen ndeshjet e para të kësaj jave. Kështu, Vllaznia do të ketë sfidën e rëndësishme ndaj Laçit në “Loro Boriçi” në Shkodër për të startuar fazën e katërt dhe të fundit të këtij kampionati.

Në fakt, shkodranët nuk po kalojnë një formë të mirë në kampionat, teksa vijnë nga një ndeshje jo e mirë ndaj Kastriotit, që i shkaktoi një humbje brenda në Shkodër, 1-2 dhe kështu që, ndaj Laçit pritet të jetë një përballje deçizive për ta.

Për hir të së vërtetës, në Shkodër shpresohet që ekipi të reagojë dhe të tregojë potencialin që vërtetë ka. Nga një prej tyre që besohet dhe pritet shumë është edhe sulmuesi kryesor i Vllaznisë, Ante Aralica.

Kroati është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën kuqeblu. Madje, në këtë edicion në kampionat, Aralica ka shënuar 8 gola, një prej të cilëve ia ka shënuar edhe Laçit në fitoren 3-5 në startin e sezonit.

Në fakt, Aralica po kalon një moment të mirë ndeshjet e fundit, moment që shpresohet ta vazhdojë edhe me Laçin ditën e sotme, duke tundur rrjetën. Edhe shpresat e tifozëve janë të mëdha tek Aralica, që konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë të kampionatit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në fushën e lojës, nëse Aralica do t’i kënaqë apo zhgënjejë tifozët e Vllaznisë në ndeshjen e sotme.

Maringlen ZHIVANI