Laçi do të luajë ditën e sotme sfidën e javës së 28-të të Superligës ndaj Vllaznisë në transfertë. Dueli direkt për Europën do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 16:45, ndërsa të dyja ekipet do të kërkojnë 3 pikëshin pasi vijnë nga disa rezultate jo të mira.

Në stolin e Laçit do të debutojë Shpëtim Duro i cili rikthehet te kurbinasit pas disa muajsh. Trajneri kryeqytetas nuk do të bëjë shumë ndryshime në formacion dhe pritet të luajë njësoj siç luante Mirel Josa.

Duro nuk do të ketë të gatshëm disa lojtarë për këtë ndeshje pasi Ignjatovic është i pezulluar, kurse Harmon dhe Zarubica janë të dëmtuar.

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.