Turneu ndërkombëtar i boksit, “Memorial Vllaznia 2022”, i cili ka startuar pasditën e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, do të vijojë sërish ditën e sotme me ndeshjet finale, të cilat përcaktojnë edhe fituesit, sipas peshave përkatëse.

Në ditën e parë u zhvilluan tetë ndeshje, ndërkohë në programin e ditës së sotme, janë për t’u zhvilluar gjashtë ndeshje. Kombëtarja e Shqipërisë në boks do të ketë katër ndeshje në ditën e dytë të këtij turneu.

Kështu, ekipi i Kombëtares së Shqipërisë në boks, do të përfaqësohet me boksierët e tij, Ibrahim Mezani në peshën 63.5 kg, Besior Gjetaj në peshën 71 kg, Arjon Kajoshi në peshën 80 kg dhe Gelian Rojku në peshën 92 kg.

Më poshtë, njihuni edhe me çiftet përkatëse, të cilët do të ngjiten në ringun e “Qazim Dervishi” në ditën e sotme, duke filluar nga ora 11:00. /Maringlen ZHIVANI/

Ndeshjet e ditës së sotme, e shtunë 09 prill

57 – Javer Ibanez BUL-Lorent Murati KOS

63.5 – Ibrahim Mezani ALB-Edin Alkovic M.i ZI

71 – Besior Gjetaj ALB-Riand Muriqi KOS

80 – Arjon Kajoshi ALB- Altin Shala KOS

86 – Petar Lijeseviç M.i ZI- Miroad Puric M.i ZI

+92 – Jordan Herkondez BUL- Gelian Rojku ALB