Ronaldo i befasoi të gjithë me gjestin e bërë në fund të ndeshjes me Everton, pasi i i theu telefonin një tifozi. Videoja e atij momenti u bë virale dhe portugezi pasi ishte qetësuar reagoi.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin që të shikojë një ndeshje në ‘Old Trafford’, si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkruante Ronaldo.

Policia e Merseyside gjithsesi ka hapur një hetim në lidhje me këtë ngjarje, për të cilën ka reaguar edhe nëna e tifozit 14-vjecar. Ajo thekson se është e shokuar se si një profesionist sulmoi një fëmijë. “Ai është baba vetë, si do të ndihej nëse do ia bënin djalit të tij një gjë të tillë?”, shkruan mes të tjerash nëna e tifozit.