Ish-trajneri i njohur, Faruk Sejdini, ka kritikuar ashpër Thomas Brdariç pasi sipas tij, ishte shkak i kësaj krize që po kalon Vllaznia.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, ai theksoi s  “shfaqjet” e Brdariç kishin sjellë një frymë të keqe në ekip. Ai trajner ishte për teatër, për shou.

Ai për një rivënie anësore kërcente nga stoli. Ai futi frymën e grindavecit në një qytet me traditë. Dhe Vllaznia mund të ketë marrë 6 a 7 kartonë të kuq që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Nuk ka futbollistë të këqij, por komandantë të këqij. Ai vetë ka marrë 4-5 të verdhë që t’i bëjë abazhur. Ai transmetoi këtë frymë të keqe që arbitrat, arbitrat… ai nuk krijoi klimë në skuadër”, ishin akuzat e Sejdinit.