Vllaznia pret nesër Partizanin në orën 17:45, në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Shqipërisë. Dueli i “Loro Boriçit” ka rëndësi për të dyja skuadrat, që kërkojnë finalen e Kupës për një shans më të afërt në Evropë.

Me ndeshejn e parë që përfundoi 0-0 dhe pati polemika për një gol të anulluar të shkodranëve, nesër priten 90 ose më shumë minuta të zjarrta.

Në këtë takim, trajneri i vendasve Elvis Plori do ketë gati edhe kapitenin Gurishta. 26 vjeçari për tetë ndeshje ka qenë jashtë skuadrës, si pasojë e një dëmtimi jo të lehtë.

Gjithçka tanimë i përket së shkuarës, me Gurishtën që veç vendit në formacion merr edhe shiritin e kapitenit./newsport/