Vllaznia- Partizaniq qe do te startoje ne oren 17.45 pritet me shume interes sepse do te jete sfida qe do te percaktoje skuadren e cila do te perballet me Laçin ne finalen e Kupes se Shqiperise.

Ne kampin shkodran e kane vleresuar maksimalisht kete ndeshje, por nderkohe duket se trajneri Plori ka vendosur te beje dy ndryshime ne formacion, por edhe ne vendosje.

Keshtu ne porte do jete si gjithnje Zogoviç, nderkohe qe ne mbrojtje do te jete katershja e perbere nga Gurishta e Hakaj qe do te luajne ne krahe, nderkohe qe ne qender do te luajne Adili dhe Bulatoviç.

Ne mesfushe do te luhet me tre kete here, teksa Krymi do jete i vendosur para mbrojtjes, ndersa ne krahe do te luajne Jonuzi e Kruja. Para tyre do te jete Victor Da Silva, ndersa ne sulm do te jete dyshja LAtifi- Aralica.

Vllaznia do te tentoje me çdo kusht ta fitoje kete ndeshje e per kete arsye, pritet qe lojtaret te japin maksimumin e tyre ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/